LAJMI I FUNDIT:

Preziosi: Shitja e Genoas po ecën mirë

Preziosi: Shitja e Genoas po ecën mirë

Një njoftim për shtyp nga klubit italian, Genoa, konfirmohet se shitja e klubit është duke ecur në mënyrë efektive dhe së shpejti mund të ketë të reja në këtë drejtim.

Presidenti Enrico Preziosi është në procesin e shitjes së klubit gjenovez për Sri Group, një firmë që ofron këshilla financiare dhe konsulencë biznesi, ndër të tjera.


Presidenti i Genoas konfirmon shitjen e klubit
Lexo po ashtu Presidenti i Genoas konfirmon shitjen e klubit

Sipas Preciozit marrëveshja për shitjen po ecën mirë dhe së shpejti pritet të ketë njoftime zyrtare nga dy kompanitë.

“Dy kompanitë, Fingiochi dhe Sri Group, që sot kanë përcaktuar një qëndrim të përbashkët, thonë se marrëveshja që ka për qëllim shitjen e CFC Genoas po ecën në një mënyrë efektive me kujdesin e duhur të kërkuar”, thuhet në një deklaratë.

“Tani e tutje, çdo përditësim i mëtejshëm do të bëhet vetëm përmes njoftimeve të përbashkëta për shtyp”, përfundon komunikata e Genoas. /Telegrafi/