LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet e Mayorgas për përdhunim nga Ronaldo, Policia e Las Vegasit rihap rastin

Pretendimet e Mayorgas për përdhunim nga Ronaldo, Policia e Las Vegasit rihap rastin

Policia e Las Vegasit ka rihapur një hetim në pretendimin se Cristiano Ronaldo përdhunoi modelen në një dhomë hoteli.

Kathryn Mayorga, një mësuese 34-vjeçare, e cila ishte një modele aspiruese në kohën e sulmit të supozuar, pretendon se Ronaldo e përdhunoi atë në një banjë të “Palms Hotel” në Las Vegas në orët e hershme të 13 qershorit 2009.


Gazetat gjyqësore pohuan se ai e sulmoi edhe pse ajo po bërtiste: “Jo, jo, jo!”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Moyorga, në një klub nate në Las Vegas në vitin 2009 (Foto: Matrix)

Ish-lojtari i Real Madridit, 33 vjeç, foli në një video në Instagram vetëm disa orë pasi avokati i tij paraqiti dokumentet gjyqësore në lidhje me rastin. Cristiano tha: “Jo, jo, jo, jo, jo. Çfarë thanë ata sot është lajm i rremë”.

“Ata duan të promovojnë [veten duke përdorur] emrin tim. Është normale. Ata duan të jenë të famshëm duke përmendur emrin tim, por kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe i mirë”, u shpreh më tej Ronaldo në lidhjen direkte me fansat në Instagram.

Policia njoftoi se rasti u rihap të hënën.

Dyshja u takuan në klubin e natës ‘Rain’ në “Palms Hotel”, ku Ronaldo ishte duke qëndruar në pushime. Fotot tregojnë Ronaldon dhe zonjushën Mayorga së bashku në klub. Në një moment të ngushtë, ai ia kap dorën duke pëshpëritur në veshin e saj.

Futbollisti portugez vendosi që të reagojë përmes një videoje direkte në Isntagram, duke iu treguar fansave se gjithçka që pretendohet nga Maoyroga është një gënjeshtër (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën e qarkut Clark të premten, futbollisti, i cili tani luan për Juventusin, e ftoi zonjën Mayorga dhe një mik në suitën e tij në çati për të shijuar pamjen e stripit të Las Vegas.

Zonja Mayorga pretendon se ajo nuk pranoi të hynte në vaskën e nxehtë sepse nuk donte ta shkatërronte fustanin e saj, pastaj Ronaldo i ofroi disa pantallona të shkurtra atletike dhe një bluzë dhe shkuan drejt banjos, ku ajo të mund të ndërrohej.

Dokumentet e gjykatës pohojnë se ndërsa po ndërrohej, Ronaldo hyri në banjë, u ekspozua dhe e pyeti atë për të kryer një akt seksual.

Dokumentet shtojnë: “Paditësja [znj. Mayorga] refuzoi dhe deklaroi se donte të dilte nga suita e hotelit. Pas largimit nga banjo, Ronaldo e tërhoqi paditësen në një dhomë gjumi dhe në një shtrat dhe u përpoq të përfshihej në marrëdhënie seksuale. Paditësja refuzoi…dhe u mbulua në një përpjekje për të parandaluar depërtimin seksual.

Sipas gazetave, sulmuesi më pas e ktheu znj. Mayorga në anën e saj dhe se edhe pse ajo po bërtiste “jo, jo, jo!”, ajo u përdhunua nga ylli.

Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Moyorga pretendohet se shkuan së bashku në hotel, pasi ishin argëtuar në klubin e natës (Foto: Matrix)

Dokumentet pohojnë se Ronaldo u largua nga dhoma gjumi pas sulmit, ‘duke deklaruar se ai ishte një njeri i keq”

Në një intervistë për “Der Spiegel”, zonja Mayorga pretendon se Ronaldo i kishte thënë asaj se ishte një djalë 99 për qind i mirë, pro që i kishte dalë krejt e kundërta.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura të enjten pohojnë se futbollisti konfirmoi se çifti kishte kryer marrëdhënie seksuale, por tha se ishte konsensuale.

Zonja Mayorga pohon se ajo e raportoi incidentin në policinë e Las Vegasit më vonë atë ditë dhe shkoi në spital ku dëshmia e përdhunimit të supozuar ishte dokumentuar dhe fotografuar.

Ajo më vonë ka angazhuar një avokat dhe në vitin 2010 ka negociuar një zgjidhje, sipas së cilës do të merrte 287,000 euro pa gjyq. Si pjesë e asaj marrëveshje, ajo ra dakord që kurrë të mos bëheshin publike pretendimet e saj.

Por kërkesa e re kërkon ta përmbysë atë zgjidhje, të cilën ajo thotë se ajo nënshkroi vetëm sepse ajo ishte “tmerruar nga hakmarrja” nga Ronaldo dhe nga “të qenit e turpëruar publikisht duke u identifikuar si viktimë e sulmit seksual”.

Cristiano Ronaldo, tashmë lojtar i Juventusit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Avokati i saj gjithashtu pohoi se ajo ishte ‘jokompetente dhe nuk kishte kapacitet’ për të hyrë në marrëveshje në atë kohë për shkak të ndikimit psikologjik të sulmit.

Ajo thotë se ajo është lënë e traumatizuar nga incidenti dhe tani është bërë publike, pjesërisht për shkak të lëvizjes “#MeToo” në të cilën gratë kanë bërë publike lajmet e tyre të abuzimit. Ajo gjithashtu pohoi se ishte lënë me PTSD dhe ‘depresion të madh’.

Padia edhe ndikimi psikologjik i incidentit e kishte bërë znj. Mayorga të ndihej vetëvrasëse dhe e la atë duke luftuar për të mbajtur marrëdhëniet e saj të rregullta dhe për të qëndruar në punë.

Ronaldo, i cili tani luan për Juventusin, ka thënë se lëndimet fizike të Mayorgas janë shkaktuar nga një person tjetër.

Gazetat e gjykatës citojnë korrespondencën e dyshuar mes ekipit ligjor të Ronaldos, në të cilin një person i paidentifikuar shkruan se vendim financiar me znj. Mayorga është ‘tepër i favorshëm’ dhe rezultoi që ajo të mos kërkonte një rast penal ‘që mund të kishte rezultuar në dënimin e Cristiano Ronaldos për një dënim të përjetshëm për sulme seksuale’.

Zonja Mayorga po padit për dëmet që mund të shkonin në miliona dollarë. Por avokatët e Ronaldos kanë premtuar të padisin revistën gjermane “Der Spiegel”, e cila fillimisht ka raportuar pretendimet e Mayorgas, duke thënë se ‘historia’ e paligjshme ‘shkel të drejtat personale të klientit të tyre në një mënyrë jashtëzakonisht serioze’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori