LAJMI I FUNDIT:

Presidenti shqiptar i klubit turk që shkarkoi 60 trajnerë

Presidenti shqiptar i klubit turk që shkarkoi 60 trajnerë

Ilhan Cavcav u lind më 4 tetor, 1935 në Hamamönü, Ankara. Babai i tij, prishtinasi Hashim, kishte 2 gra dhe 17 fëmijë. Ai zotëronte një fabrikë mielli në Mamak dhe një dyqan të vogël buke.

Ilhan la shkollën në moshën 14 vjeçare për të ndihmuar familjen dhe filloi të punojë me babanë e tij në mulli.

Në vitin 1960, krijoi biznesin e tij dhe në vitin 1969 hapi mullirin e parë më modern në Ankara. Por, dashuria dhe pasioni për futbollin, bëri që ai të jetë në kryesi të klubit të Ankarasë, Genclerbirligi.


Për shumë vite punoi si sekretar i ekipit, përkatësisht deri në vitin 1977 kur u zgjodh kryetar i klubit. Por, vetëm pas disa muajve u largua.

Ndërsa, ai sërish u kthye pas katër viteve u rizgjodh kryetar i ekipit për të qëndruar deri më tani, pra që 34 vjet.

Klubi gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë trajner se sa tituj të fituar. Genclerbirligi ka fituar dy herë Kupën e Turqisë (1987, 2001), ndërsa finalist ka qenë edhe në tre raste tjera, transmeton Telegrafi.

Me shkarkimin e trajnerin Yilmaz Vural, i cili u emërua në postin e trajnerit para një jave, presidenti shqiptar i klubit të Genclerbirligi, Ilhan e Cavcav deri më tani ka arritur të shkarkojë 60 trajnerë gjatë karrierës së tij 37-vjeçare në krye të klubit nga kryeqyteti turk, Ankara. Gjegjësisht në krye të klubit turk kanë qenë 40 trajnerë të ndryshëm.

Shkarkimin e parë si president i klubit e ka bërë në vitin 1981, Teoman Yamanlar, ndërsa së fundi ka emëruar trajnerin e ri për herë të 61-të në histori të tij.

Talentin më të madh që e zbuloi gjatë presidencës së tij ishte nigeriani, Njitap Geremi, i cili më pas u transferua te gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe ai anglez, Chelsea.

Cavcav aktualisht është edhe president i Shoqatës i kryetarëve të klubeve turke të futbollit dhe lotues i fuqishëm i çështjes së futbollit të Kosovës në pranimin në organizatat ndërkombëtare të futbollit, si FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori