LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Nishani dekoron nënën e Armina Mevlanit: Ajo ishte valltare e Ansamblit të Ushtrisë (Foto)

Presidenti Nishani dekoron nënën e Armina Mevlanit: Ajo ishte valltare e Ansamblit të Ushtrisë (Foto)

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Mimoza Mevlanin, mamanë e blogeres Armina Mevlani që është e fejuar me Shkëlzen Berishën. 

Në njoftimin e Presidencës thuhet se dekorimi ka ardhur për kontributin e Mevlanit si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë.


“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772 zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore””, thuhet në faqen e Presidencës.

armina
Arben Mevlani, Armina Mevlani, Mimoza Mevlani dhe Shkëlzen Berisha