LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Napolit i lumtur që do të luajnë përballë Barcelonës

Presidenti i Napolit i lumtur që do të luajnë përballë Barcelonës

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se ai është “i lumtur” që ekipi i tij do të takohet me Barcelonën në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Napoli dhe Barcelona do të takohen për të luajtur dy ndeshje mes vete, në muajin shkurt dhe mars.


De Laurentiis u rrethua nga gazetarët jashtë zyrave të Serie A pasditen e së hënës, pak kohë pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.

Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me rezultatin e shortit, De Laurentiis u shpreh mjaft i lumtur.

Terry tregon ekipin që mund ta rrëzojë Man Cityn nga froni në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Terry tregon ekipin që mund ta rrëzojë Man Cityn nga froni në Ligën e Kampionëve

“Me të vërtetë shumë, Barcelona është një ekip i madh, ashtu siç jemi edhe ne”, ka thënë De Laurentiis.

Kjo do të jeta hera e shtatë që Napoli dhe Barcelona takohen në ndeshje zyrtare, sidoqoftë, ekipi italian nuk ka fituar në asnjërën prej gjashtë takimeve të fundit ndaj blaugranasve.

Barcelona ka fituar katër nga gjashtë përballjet e fundit mes dy skuadrave, ndërsa dy ndeshjet e tjera kishin përfunduar pa fitues.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave erdhi në fazën e eliminimit në Ligën e Evropës në sezonin 2021/2022.

Laporta konfirmon se duan të nënshkruajnë me një lojtar për të zëvendësuar Gavin
Lexo po ashtu Laporta konfirmon se duan të nënshkruajnë me një lojtar për të zëvendësuar Gavin

Teksa ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, Barcelona korri një fitore të madhe në ndeshjen kthyese në Itali duke fituar me rezultat 4-2 (5-3 rezultati pas dy ndeshjeve).

Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës këtë vit në Ligën e Kampionëve do të luhet të mërkurën e 24 shkurtit, ndërsa ndeshja e dytë në Spanjë, është caktuar për të martën e 12 marsit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori