LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Milanit e lë të hapur derën për nënshkrimin e madh të verës dhe rikthimin e Ibrahimovic

Presidenti i Milanit e lë të hapur derën për nënshkrimin e madh të verës dhe rikthimin e Ibrahimovic

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, është i bindur se kuqezinjtë do të bëjnë një nënshkrim të madh verën e ardhshme nëse ata shkojnë përpara në Ligën e Kampionëve dhe përfundojnë në top katërshe këtë sezon, ndërsa  Zlatan Ibrahimovic duhet të vendosë nëse ai dëshiron të kthehet në klub.

Në një mbledhje të mbajtur aksionarët e Milanit kanë miratuar pasqyrën financiare për sezonin 2022-23, duke u kthyer në profit neto për herë të parë në 17 vjet.


Presidenti i klubit Scaroni foli në një konferencë për shtyp pas takimit të së hënës, duke shpjeguar pjesërisht planet e klubit për të ardhmen.

“Kur mbërrita në korrik 2018, pati një stuhi. Rezultatet financiare ishin një katastrofë dhe rezultatet sportive ishin mediokre. Nga atje, ne filluam një rrugë që na solli në Ligën e Kampionëve dhe na lejoi të fitonim një Scudetto, “ ka thënë ai për La Gazzetta.

“Sot, ne festojmë një profit neto që duke përjashtuar pjesët e jashtëzakonshme, nuk ishte regjistruar që nga epoka e Nereo Rocco (ish-trajner i Milanit)”.

Kuqezinjtë kanë konfirmuar se janë duke punuar në një projekt për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e San Donato, me RedBird Capital Partners që tashmë ka investuar 40 milionë euro.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, kuqezinjtë nuk do të luajnë më në “San Siro” nga viti 2028 ose 2029, por kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, së fundmi është ankuar për vendimin e klubit për t’u larguar nga “Stadio Meazza”.

“Jam i zhgënjyer. Nëse këshilli i qytetit do të kishte miratuar një projekt të paguar nga investitorët privatë katër vjet më parë, ne do ta kishim ndërtuar tashmë”, u përgjigj Scaroni.

Presidenti i Milanit u pyet gjithashtu nëse Ibrahimovic do të bëhet drejtor klubi në të ardhmen e afërt, pasi është takuar tashmë disa herë me shefin Giorgio Furlani dhe pronarin Cardinale.

“Është një pyetje që duhet t’ia bëni atij. Ne jemi treguar të gatshëm”.

“Ai është një mik i yni kështu që dera jonë është e hapur. Zlatan duhet të vendosë se çfarë të bëjë. Mesa duket ai po kalon një moment reflektimi. Është e rëndësishme për të që të bëjë një zgjedhje të menduar, si personalisht ashtu edhe profesionalisht”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori