LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Liga, Tebas: Neymar mund të pensionohet në Paris Saint-Germain

Presidenti i La Liga, Tebas: Neymar mund të pensionohet në Paris Saint-Germain

Neymar do të pensionet në Paris Saint-Germain përveç nëse e ulë pagën e tij dhe çmimi i kërkuar për të nuk ulet, ka thënë presidentit i La Ligas, Javier Tebas.

Sulmuesi i Brazilit ishte i lidhur fort me një rikthim në La Liga para mbylljes së afatit kalimtar veror të hënën, ku dy klube si Barcelona dhe Real Madridi,  ishin të interesuar.


Megjithatë, Tebas e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se kthimi i 27-vjeçarit në La Liga nuk luan edhe aq rol për futbollin spanjoll.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh asete të mira për të rritur vlerën e [LaLigas], por ai nuk është thelbësor”.

“Nëse Neymar vjen, mirë. Nëse Neymar nuk vjen, unë nuk e shoh atë si thelbësor, sepse ne vazhdojmë të rritemi”.

Neymar ishte larguar për 222 milionë euro dhe ka edhe tri vjet në kontratën e tij me PSG-në.

“Problemi i mos kthimit tani [në Barcelona] ka të bëjë me largimin e tij drejt PSG-së”.

“Ishte një transferim jashtë tregut, ishte e mundur të ndodhte vetëm me ‘kurthe” për të rritur sponsorizimet”.

“Kur e bën këtë jashtë tregut, është e pamundur të shesësh përsëri me atë çmim. Nëse funksion tregu kështu, Neymar do të dalë në pension te PSG, nëse nuk e ul pagën e tij dhe gjithashtu nëse PSG pretendon më pak”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori