LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në Serbi për të mbjellur drurin e miqësisë

Ivanov në Serbi për të mbjellur drurin e miqësisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej 28 deri 30 tetor, do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të festimit qendror me rastin e jubileut “70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë”, në Pançevë do të mbahet akademi solemne, në të cilët fjalime do të mbajnë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq. Në këtë jubile do të mbillet edhe “Druri i miqësisë” dhe do të nënshkruhet protokol për vllazërim të komunës Makedonski Brod dhe komunitetit lokal Jabuka.


Gjatë vizitës në Serbi, Ivanov do të takohet edhe me kryetarin qeverisë së Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të bisedojnë rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, si dhe për ndodhitë dhe rreziqet që ballafaqohen këto dy vende./Telegrafi/