LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Azerbajxhanit: Forcat kanë fituar kontrollin e pikës kyçe në Nagorno-Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit: Forcat kanë fituar kontrollin e pikës kyçe në Nagorno-Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se forcat e shtetit të tij kanë fituar kontrollin e Shushit, qytetit të dytë më të madh në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Zyrtarët armenë kanë thënë se luftimet janë duke vazhduar në këtë qytet.


Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Baku për të festuar, pas deklaratës së Aliyevit më 8 nëntor, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur me slogane të ndryshme.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes armene, Artsrun Hovhannisyan ka thënë në një postim në Facebook se “beteja në Shushi vazhdon, prisni dhe besojuni trupave tanë”.

Armenia ka raportuar më herët për “luftime të ashpra” në qytet.

Qyteti Shushi gjendet në rrugën kryresore që lidh kryeqytetin Stepanakert – që nuk është i njohur – me territorin e Armenisë, e cila përkrah separatistët që luftojnë për pavarësinë e Nagorno-Karabakut.

Deklarata e Aliyevit ka ardhur një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka diskutuar për konfliktin në Nagorno-Karabak me homologun e tij francez dhe atë turk.

Përleshjet në mes të Azerbajxhanit dhe separatistëve të përkrahur nga Armenia për të fituar kontrollin e Nagorno-Karabakut – një rajon që ka shpallur pavarësinë nga Bakuja gjatë luftës së vitit 1990 – ka shpërthyer në muajin shtator.

Të paktën 1,000 persona apo më shumë kanë vdekur përgjatë gjashtë javëve të luftimeve, duke shënuar kështu shpërthimin më të përgjakshëm të konfliktit për këtë rajon.

Disa tentime për të shpallur armëpushim kanë dështuar. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori