LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Ademi dhe sekretari Salihu takuan shefin e edukimit në UEFA, Jean Francois Domergue

Kryetari Ademi dhe sekretari Salihu takuan shefin e edukimit në UEFA, Jean Francois Domergue

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë zhvilluar sot (e enjte) një takim me shefin e edukimit të UEFA-s për zhvillimin e elitës U15, Jean Francois Domergue.

Përveç dy të parëve të FFK-së, i pranishëm ishte edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe drejtori teknik Michael Nees.


Gjatë këtij takimi u bisedua për strategjinë e FFK-së për kategoritë e reja, përfshirjen e shkollave dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit.

Renditja e re e FIFA-s - Kosova në pozitë rekorde, Shqipëria nuk ndryshon vend
Lexo po ashtu Renditja e re e FIFA-s - Kosova në pozitë rekorde, Shqipëria nuk ndryshon vend

UEFA e ka pranuar në tërësi programin strategjik të FFK-së, i cili është vlerësuar si projekt i shkëlqyeshëm dhe tani do të fillojë zbatimi i tij në përpikëri.

Gjatë këtij takimi z. Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në në realizimin e këtij projekti, që sipas tij është shembull për regjion.

Po ashtu, në emër të UEFA-s, z. Domergue lavdëroi zhvillimin e hovshëm të FFK-së dhe theksoi se UEFA është e kënaqur për zhvillimin dhe realizimin e këtyre projekteve.

Shefi i edukimit të UEFA-s gjatë ditës së nesërme do të vizitojë disa qytete të Kosovës për të parë se si po aplikohet në praktikë kjo strategji e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori