Kështu thonë drejtuesit e klubit prishtinas. Prishtina dhe klubi i madh turk, Sivassport do të ndeshen të shtunën pasdite në kryeqytet.

Krerët e klubit më të trofeshëm në vendin tonë, ka disa ditë që janë duke punuar intensivisht për këtë ndeshje, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për super-spektaklin që do të luhet të shtunën pasdite.


Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiçi, të enjten në një konferencën për media, ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër për sfidën me Sivassporin, ndeshje kjo që për herë të parë luhet në Prishtinën nën ombrellën e FIFA-së.

Muçiçi thotë se Prishtina ka marrë të gjitha masat e duhura për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme Sivassporin, e cila në kryeqytet do të zbres në krye me legjendën brazilian, Roberto Carlos.

“Jemi në prag të ndeshjes së madh ndërkombëtare të FC Prishtinës dhe Sivassporit. Ne si klub i kemi marrë të gjitha masat e duhura për përgatitjen e kësaj ndeshje sa më madhështore dhe sa më mirë t’i presim mysafirët më trajnerin e madh, e të përmasave botërore, Roberto Carlos, dhe ekipin i cili ka pasur rezultatet të jashtëzakonshme në kampionat e po ashtu edhe në garat ndërkombëtare”, ka thënë Muçiçi.

Numri dy i “bardhekaltërve” thotë se edhe infrastruktura në stadium do të jetë më kritere të UEFA-së dhe FIFA-së, edhe pse akoma është duke u punuar në këtë drejtim.

Muçiçi tha se janë duke u bërë përgatitjet e fundit në infrastrukturën e stadiumit. Ai është i bindur se Prishtina do t’iu ofrojë kushte të mira turqve të Sivassporit, duke përmbushur deri diku standardet e UEFA-së dhe FIFA-së.

E, Kushtrim Demiri, përfaqësues i Kompanisë KD Events, kompani kjo që organizon miqësoren mes Prishtinës dhe Sivassporit, tha se ndjehet i privilegjuar që kompania e tij do të organizojë një ndeshje të madh të Prishtinës.

Demiri thotë se deri tani gjithçka po ecën mirë dhe ai është i bindur se për ketë ndeshje më kohë do të plotësohen gjitha kriteret që kërkon UEFA e FIFA.

“Personalisht për mua dhe kompaninë time është një nder i veçantë që të organizojmë një ndeshje shumë të madhe për klubin Prishtina. I kemi marrë të gjitha masat që t’i plotësojmë të gjitha kriteret e standardëve të UEFA-së dhe FIFA-së. Ajo që i kemi kushtuar vëmendje të madhe është pjesa e hyrjeve në stadium dhe mendoj se të gjitha gjera në këtë drejtim janë të orientuar mirë, duke filluar nga shitja e biletave, ndërsa prapa biletave është harta me shenja orientuese që çojnë në hyrjet përkatëse në stadium”, tha Demiri.

Ai ka bërë të ditur se të enjten pasdite kanë dal në shitja biletat. Sipas tij, biletat do të jenë të një çmimi simboli nga 2 euro (veriu-jugu), 3 euro (lindja) dhe 5 euro (perëndimi), derisa në shitje kanë dalë 16 mijë bileta.

Krejt në fund, krerët e Prishtinës, premtojnë se të shtunën do të jetë një spektakël i bukur sportiv dhe një atmosferë që i ka munguar më vite vendit tonë. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app