Këngëtari i ri Ardian Mushkolaj ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Harroj" mban titullin kënga e re e zhanrit baladë, e cila është punuar me muzikë nga Isen Culi dhe Atdhe Mushkolaj.


Vargjet e tekstit janë shkruar nga Suzana Faziu, gjersa orkestrimi është kryer në studion e Florent Boshnjakut.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni XL Films. /Telegrafi/