LAJMI I FUNDIT:

PREJ KOHËSH…

PREJ KOHËSH…

Poezi nga: Daria Menicanti
Përktheu: Maksim Rakipaj

Prej kohësh dashuri nuk vjedh më,
gjënë e bukur për vete s’e marr,
as edhe një gllënkë shpejt e shpejt
nga gotë e tjetrës nuk pi.
Më mirë – ka kohë që them me vehte –
më mirë peng të më mbetet, se brejtje në ndërgjegje.