LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e transferimit të Neymar te Barcelona

Prapaskenat e transferimit të Neymar te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se është i qetë në lidhje me zgjidhjen e çështjes “Neymar”.

Në një intervistë të gjatë me “Globoesporte”, kreu i klubit katalanas hedh dritë edhe mbi detajet e transferimit të yllit brazilian nga Santosi. Sikurse dihet, Barcelona është duke u hetuar në Spanjë për shkak të shumave të transferimit të Neymar në vitin 2013. Sipas presidentit, Barça ka ndjekur gjithnjë këshillat dhe rregullat tatimore, ndërsa problemi ekziston vetëm për hir të leximit dhe interpretimeve, që mund të lindin nga kontratat.


Bartomeu siguron se nuk ka gabime në “rekrutimin” e tij te Barcelona, ndaj nuk beson se do të jetë i vështirë rinovimi me Neymar, kontrata aktuale e të cilit skadon në mesin e vitit 2018. Versioni që jep presidenti i Barcelonës është që negociatat filluan në vitin 2011 dhe është rënë dakord me Santosin, por në minutën e fundit, klubi brazilian hoqi dorë, sepse besonte se do të bënte më shumë para, me marketing, duke e mbajtur lojtarin deri në fund të kontratës. Dhe, me lejen e klubit, Barça ka negociuar direkt me babain e Neymar (partner i N & N Consulting &N Esportiva e Empresarial) pagesën prej 40 milionë € për të siguruar transferimin e tij pas Kupës së Botës, kur sulmuesi ishte i lirë.

Pra, katalanasit thuhet të kenë paguar një total prej 57.1 milionë € për nënshkrimin e Neymar: 40 millionë €, për të cilat tashmë ishte rënë dakord me babain e sulmuesit, dhe mbi 17.1 milion €, për t’ia paguar Santosit për marrjen e lojtarit në fjalë para mesit të vitit 2014, kur i mbaronte kontrata. Por, grupi DIS, i cili mbante 40% të të drejtave të futbollistit, ka mosmarrëveshje në gjykatë për shumën. Pretendohet se është “maskuar” shuma aktuale, për të ulur transferimin nga kompania DIS, e cila mori rreth 6,8 milionë €. Kjo gjë nënkupton ankesa kundër Neymar në Brazil dhe Spanjë. Bartomeu tha se po bisedohet me babanë e Neymar për rinovimin e kontratës.

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori