LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Gjibraltar: Mosmarrëveshje në mes lojtarëve tanë, tribuna VIP e mbushur me yje, tre lojtarë me emrin e njëjtë në fushë si dhe tifozi special i Bernard Berishës

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Gjibraltar: Mosmarrëveshje në mes lojtarëve tanë, tribuna VIP e mbushur me yje, tre lojtarë me emrin e njëjtë në fushë si dhe tifozi special i Bernard Berishës

Kosova ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit.

Dardanët morën një triumf në një ndeshje ku nuk shkëlqyen, por pati gjëra shumë interesante që nuk u panë në transmetim publik.


Nga yjet e mëdha që qëndruan në tribunën VIP tek protestat e mëdha të tifozëve për penallti.

Pati edhe zënka e mosmarrëveshje në fushë nga futbollistët e Kosovës, por edhe një gjë shumë interesante ndodhi kur Bernard Berisha pjesën e dytë e shikoi së bashku me bashkëshortën e tij nga tribunat.

Super yjet e Kosovës në tribunën VIP

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes kishte vendosur që t’i pushonte lojtarët kryesorë të Përfaqësueses. Amir Rrahmani, Herolind Shala, Milot Rashica, Vedat Muriqi e Bersant Celina ishin të veshur me rroba elegante dhe qëndruan në tribunën VIP. Nuk munguan fotot e tifozëve me yjet e mëdha të Kosovës.

I gjithë stadiumi protestojnë tek gjyqtari për penallti

Ndeshja filloi dobët me Kosovën që kërkonte të qante mbrojtjen e mysafirëve. Në minutën e 23-të, Bernard Berisha u pengua në zonë, por gjyqtari shqiptar Juxhin Xhaja heshti. Kjo bëri që gjithë stadiumi të protestonte duke vërshëllyer vendimin e gjyqtarit.

‘Zënka’ mes Zhegrovës dhe Berishës për gjuajtjen e lirë

Edon Zhegrova depërtoi bukur dhe u pengua nga mbrojtja kundërshtare në afërsi të zonës. Për ta ekzekutuar gjuajtjen e lirë Zhegrova kapi topin i pari, por Valon Berisha nuk e lejoi të godiste duke u zënë me njëri tjetrin. Gjithsesi Berisha gjuajti nga goditja e dënimit, por pa sukses.

Thirrjet e shumta për Edon Zhegrovën

Menjëherë pasi gjuajtjes së lirë të ekzekutuar nga Berisha, tifozët u solidarizuan me Zhegrovën duke e thirrur të gjithë të pranishmit emrin e tij.

Zhegrova dhuron spektakël, elektrizon tifozët

Edon Zhegrova ka bërë spektakël edhe në ndeshjen ndaj Gjibraltarit me top. Në një moment gjatë pjesës së parë, Zhegrova ia futi topin mes këmbëve kundërshtarit duke elektrizuar tifozët e pranishëm.

Debat mes dy ‘Berishëve’ për një rivënie këndore

Ishte fundi i pjesës së parë kur Bernard Berisha shkoi në shpejtësi për ta ekzekutuar një rivënie këndore, por ai u ndalua nga Valoni. Mesfushori i Lazios i bëri me duar anësorit duke i thënë se është ai që i ekzekuton rivëniet këndore.

Futbollistët në tribuna pas pjesës së parë, Berisha e ndjek pjesën e dytë me bashkëshorten

Me të përfunduar pjesa e parë, futbollistët që zëvendësuan u ngjitën në tribuna për të parë ndeshjen me familjarët e tyre. Bernard Berisha u ul në zonën VIP së bashku me bashkëshortën e tij. I pranishëm në stadium ishte edhe djali i Bernardit, Diari, që ishte njëherit edhe tifozi më i ri i babait të tij dhe Kosovës.

Tre futbollistë me emrin Florent luajtën ndaj Gjibraltarit

Ishte hera e parë që në një ndeshje të Kosovës luajtën tre futbollistë me të njëjtë emër. Florent, ishte emri më i përdorur në fushë nga futbollistët. Florent Hadërgjonaj dhe Florent Muslija e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Florent Hasani e zëvendësoi Florent Muslijën në minutën e 46-të.

Numri i saktë i tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Komentatori zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës, Andin Lokaj pak minuta para fundit të sfidës, njoftoi edhe për numrin e saktë të tifozëve të pranishëm në stadium. 12,421 tifozë ishin të pranishëm në stadium që në fund i kënaqi vetëm fitorja e Kosovës, por jo edhe loja gjatë 90 minutave.

Vërshëllehet Lirim Kastrati për vonim të lojës

Sulmuesi i talentuar Lirim Kastrati në minutën e 92-të, e vonoi lojën duke e mbajtur topin afër rivënies fundore. Kjo gjë nuk i pëlqeu tifozëve që e vërshëllyen atë, por më nuk ndodhi të ketë vonesa.

Vetëm katër futbollistë nuk u aktivizuan nga banka rezervë

Bernard Challandes bëri pesë zëvendësime, ndërsa katër futbollistë mbetën në bakë dhe pa minuta për këtë sfidë. Dy portierët Arijanet Muric dhe Visar Bekaj si dhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti nuk luajtën asnjë minutë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori