LAJMI I FUNDIT:

Pranimi i planit franko-gjerman, përplasjet në Kuvend për dialogun dhe biseda telefonike mes Kurtit dhe këshilltarit Chollet – top lajmet e javës

Pranimi i planit franko-gjerman, përplasjet në Kuvend për dialogun dhe biseda telefonike mes Kurtit dhe këshilltarit Chollet – top lajmet e javës

Gjatë javës temë diskutimi në Kuvend e temë po ashtu në bisedën telefonike ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit amerikan, Derek Chollet ishte dialogu Kosovë-Serbi, rrjedhimisht plani evropian dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Derisa Chollet mirëpriti vendimin e Kosovës për ta pranuar plani evropian, në seancën e së enjtes në Kuvend pati përplasje të kryeministrit Kurti me liderët dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Po javën që po lëmë Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti në Kuvend tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të enjten tha se e ka pranuar propozimin franko-gjerman pasi sipas tij, përmes tij arrihet një marrëveshje bazë me Serbinë e cila është e dobishme për Kosovën.

Para deputetëve, Kurti deklaroi se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën.

“Duhet ta kuptojmë një gjë, nuk është e mundshme që emisarët evropianë të vijnë nga Brukseli, Parisi e Berlini e të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse kjo do shumë proces negociator të thellë e të gjatë. Emisarët evropianë nuk na ka sjell një dokument në stilin merre ose leje, ndaj nuk kanë mundur të na sjellin propozimin për marrëveshje finale. E kanë sjell propozimin për një marrëveshje bazë”, ishte shprehur Kurti.

Kurti në Kuvend tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman
Lexo po ashtu Kurti në Kuvend tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman

Kreu i ekzekutivit kosovar tutje u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa njohje reciproke.

“E dyta, ne sot kemi mosnjohje reciproke me Serbinë. Ajo që na duhet është njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke s’mund të ketë. Nëse mund të thoshim diçka për atë propozimin që na është ofruar, aty paragrafët që merren janë paragrafë që i referohen njohjes. Nuk janë as vetëm dy faqe tamam, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurtë”, tha Kurti.

“Ne në këtë kuptim jemi njëmend në fillim të fillimit. Ajo që kam thënë që nga fillimi është se ky propozim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme. Shtrohet pyetja pse unë besoj se është bazë e mirë? Deri sot Kosova nuk ka pasur propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale. 10 vjet bisedime në Bruksel kanë qenë përbrenda asaj që mund ta quajmë ideologjia e zgjedhjes së problemeve. Unë konsideroj se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën”.

“Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Në Twitter pulë e FB skifter”, “Kryeministër mos shpif”, përplasjet e Kurtit me opozitën

Të enjten Kuvendi i Kosovës ishte arenë e përplasjeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të PDK-së e LDK-së.

Kurti deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thacit dhe Isa Mustafës.

“Dallimi është drastik. Asociacioni është ‘Zajednicë’ e Hashim Thacit dhe Isa Mustafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, ishte shprehur ai.

Kurti po ashtu tha se kur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se për një njeri nuk ndalet Asociacioni, “ai është momenti kur ju duhet të dilni e të thoni se kryeministri nuk është vetëm. Por, ju nuk dilni”.

Pas deklaratës së Kurtit i menjëhershëm ishte edhe reagimi i opozitës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është i befasuar nga kryeministri se “sa mirë dhe sa ëmbël po e arsyeton propozimin franko-gjerman”, ndërkaq kërkoi nga Kurti ta sjellë planin evropian në Kuvend.

“Me fjalimin tuaj keni konfirmuar atë që thashë në fillim, që në stilin tuaj fshiheni pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave. U befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar me arsyetu propozimin evropian apo planin evropian, sepse askush nuk dini ta thoni saktë as termin e këtij dokumenti”.

“Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Në Twitter pulë e FB skifter”, “Kryeministër mos shpif”, vazhdojnë përplasjet e Kurtit me opozitën
Lexo po ashtu “Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Në Twitter pulë e FB skifter”, “Kryeministër mos shpif”, vazhdojnë përplasjet e Kurtit me opozitën

“Fillove t’i vendosësh mjaltë këtij ilaçi të hidhur. Për mua është transformim i madh. Pse nuk po ia sjellë Kuvendit këtë dokument, qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura. Pse po fshihesh prapë pas opozitës, pse po frikësohesh apo të ka frikësuar Escobari e Lajçaku. Qytetarët janë më të rëndësishëm se Escobari e Lajçaku. Mos u fsheh, thuaj qe po vij me dyer të mbyllura”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, tha se Kurti ka pranuar që nga një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të pranojë një marrëveshje që nuk është finale por është bazë, duke shtuar se ky është devijim i madh i dialogut.

“Kryeministër unë nuk po të gjykoj. Ju pyeta se çka nga platforma juaj është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar. Dhe janë dy çështje shqetësuese: Ke pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje bazë. Ti nuk po tregon se çka po bëhet, por e ke pranuar një dokument. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të?”, deklaroi ai.

E në mbrojtje të Kurtit nga radhët e opozitës ishte lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndonëse tha se ka kritika për mënyrën si e menaxhon Qeveria dialogun, Haradinaj ka thënë Albin Kurti dhe Qeveria nuk duhen fajësuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të bëhemi të sinqertë, jo pse po përballemi me Albinin t’ia lemë fajin atij për Asociacionin. Asociacionin e kemi të trashëguar si shumë çështje tjera”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se aleatët e Kosovës po përpiqen ta ndihmojnë Kosovën që përmes planit të fundit të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare.

“Kemi kritika për Qeverinë në mënyrën se si po e menaxhon dialogun. Për mua dhe Aleancën është i pranueshëm plani franko-gjerman. I kërkoj kësaj qeveri që ta pranojë dhe mos ta refuzojë këtë plan. Ta kthejmë juridiksionin në veri dhe t’i mbajmë zgjedhjet me 26 prill. Atje nuk kemi pushtet gjyqësor, civil e as polici”.

Haradinaj thotë se nëse rrëzohet Qeveria Kosova do të futej në një vakum institucional dhe do të etiketohej si pala bllokuese.

Opozitari thotë se Kosova nuk ka alternativa tjera për momentin por pranimit të planit.

Këshilltari i lartë amerikan mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar planin e BE-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe këshilltari amerikan, Derek Chollet të premten kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Chollet, përmes një postimin në Twitter, ka thënë se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së.

“Kam folur sot me kryeministrin Albin Kurti. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet, transmeton Telegrafi.

Miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i dhanë edhe deputetët opozitarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se të njëjtin do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

E pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore ka reaguar kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njohës të fushës së drejtësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë.

Kuvendi i Kosovës

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu shtoi se opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë.

E Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pas miratimit të këtij ligji ka kërkuar vepra nga qeveria e jo fjalë.

“E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria ju konfiskohet”, ka shkruar Miftaraj, duke shtuar se deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori