LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Kuvend tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman

Kurti në Kuvend tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten tha se e ka pranuar propozimin franko-gjerman pasi sipas tij, përmes tij arrihet një marrëveshje bazë me Serbinë e cila është e dobishme për Kosovën.

Para deputetëve, Kurti deklaroi se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën.


Ai u shpreh se asnjëherë nuk e ka refuzuar këtë propozim, i njohur si plani evropian, pasi siç tha, për herë të parë Kosovës i erdhi një propozim me koncepte evropiane dhe demokratike me vlerë universale.

“Duhet ta kuptojmë një gjë, nuk është e mundshme që emisarët evropianë të vijnë nga Brukseli, Parisi e Berlini e të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse kjo do shumë proces negociator të thellë e të gjatë. Emisarët evropianë nuk na ka sjell një dokument në stilin merre ose leje, ndaj nuk kanë mundur të na sjellin propozimin për marrëveshje finale. E kanë sjell propozimin për një marrëveshje bazë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar tutje u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa njohje reciproke.

“E dyta, ne sot kemi mosnjohje reciproke me Serbinë. Ajo që na duhet është njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke s’mund të ketë. Nëse mund të thoshim diçka për atë propozimin që na është ofruar, aty paragrafët që merren janë paragrafë që i referohen njohjes. Nuk janë as vetëm dy faqe tamam, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurtë”, tha Kurti.

“Ne në këtë kuptim jemi njëmend në fillim të fillimit. Ajo që kam thënë që nga fillimi është se ky propozim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme. Shtrohet pyetja pse unë besoj se është bazë e mirë? Deri sot Kosova nuk ka pasur propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale. 10 vjet bisedime në Bruksel kanë qenë përbrenda asaj që mund ta quajmë ideologjia e zgjedhjes së problemeve. Unë konsideroj se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori