LAJMI I FUNDIT:

Postimi i Florian Markut pas fitores ndaj Miroslav Serban

Postimi i Florian Markut pas fitores ndaj Miroslav Serban
(Foto: Screenshot/YouTube/BT Sport Boxing)

Florian Marku i është gëzuar triumfit të radhës në boksin profesionist duke dituar ndaj kundërshtarit çek, Miroslav Serban.

Në sallën ikonike të Londrës, York Hall, në prezencë të shumë tifozëve, 26-vjeçari fitoi me vendim të gjyqtarëve për ta vazhduar rrugëtimin e tij në këtë sport.

Meçi i plotë ndërmjet Florian Markut dhe Miroslav Serban
Lexo po ashtu Meçi i plotë ndërmjet Florian Markut dhe Miroslav Serban

Pas fitores, ish-ylli i arteve të përziera marciale (MMA) ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe e mbështeten për ta arritur këtë sukses.

“5-0 vazhdojmë. Para së gjithash dua ta falënderoj Zotin për gjithçka. Pastaj vëllanë tim, Kristian Boçi, i cili po më mbështet me gjithë zemër. Kam pasur një kamp të mrekullueshëm stërvitor me ekipin tim, me trajnerin tim këtu në Londër, Josh Burnham, që po vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Trajneri më i mirë për fuqi dhe kondicion, David Thibo dhe natyrisht, trajnerin tim, i cili është me mua që nga fillimi dhe do të jetë deri në fund, George Armagos, si edhe sponsorët e mi”.

“Faleminderit të gjithëve nga zemra për përkrahjen tuaj vazhdojmë fuqishëm. Zoti ju ruajt”, është postimi i Markut në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori