LAJMI I FUNDIT:

Postieri ua hodhi pakon qenve, pronari e gjeti të shqyer në copa (Video)

Postieri ua hodhi pakon qenve, pronari e gjeti të shqyer në copa (Video)

Stuart Evans nga Wales, ka gjetur pakon që e kishte porositur me postë, të shqyer në copa nga qentë e tij.

Por, ai ka kuptuar se dërgesën ua kishte hedhur qëllimisht postieri, duke mos e lënë në ndonjë hapësirë më të sigurt, transmeton Telegrafi.

Pas ankesës së bërë, kompania e angazhuar për transport ka kërkuar falje, duke deklaruar se ka marrë masa ndaj punonjësit të pakujdesshëm.

Më poshtë mund të shihni postierin, që qëllimisht hodhi pakon për të cilën nuk dihet se çfarë vlere ka pasur. /Telegrafi/