LAJMI I FUNDIT:

Pos Emeli Sandes, edhe Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj performojnë në festën e “Natës së Bardhë”

Pos Emeli Sandes, edhe Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj performojnë në festën e “Natës së Bardhë”

Tirana do të jetë nikoqire e një prej yjeve botërore të muzikës.

Emeli Sande do të jetë këngëtarja që do të performojë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.


Ajo do të mbaj një koncert para publikut shqiptar më datën 29 nëntor (e mërkure), apo siç njihet “Nata e Bardhë”.

Por, kjo mbrëmje festive do të nisë me dy këngëtarë të famshëm dhe të talentuar si Kamela Islamaj dhe Alban Ramosaj.

Ky lajm është bërë publik nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, pritet që shumë qytetarë të jenë të pranishëm në kryeqytetin shqiptar me rastin e festave të nëntorit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bb5MNswHSNT/?taken-by=erionveliaj