LAJMI I FUNDIT:

Portieri që mbush 39 vjet merr për herë të parë ftesë nga Holanda: Erdhi si portieri i dytë te Ajaxi, sot ruan portën edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Portieri që mbush 39 vjet merr për herë të parë ftesë nga Holanda: Erdhi si portieri i dytë te Ajaxi, sot ruan portën edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Portieri i Ajaxit, Remko Pasveer, ka marr ftesë nga Holanda për herë të parë në karrierën e tij, dy muaj para ditëlindjes së tij të 39-të.

Pasveer ishte në mesin e katër portierëve Louis van Gaal të thirrur në ekipin kombëtar për ciklin e ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.


Ndoshta as vetë Pasveer nuk e besonte se do të vinte deri këtu kur Ajax e solli para sezonit të kaluar për të qenë rezervë e Maarten Stekelenburg, një veteran që zëvendësoi Andrea Onanan, i cili në atë kohë u pezullua për një vit për doping.

Megjithatë, Stekelenburg u lëndua kështu që Pasveer duhej të qëndronte në portë dhe ai luajti 28 ndeshje të shkëlqyera përpara se të lëndohej vetë.

Ndërkohë u kthye Onana, por Ajax e shiti te Interi, por nuk mendoi të kërkonte një portier të ri. Pasveer i rikuperuar është kthyer në portë dhe po mbron në mënyrë spektakolare këtë sezon. Në Liverpool këtë javë, për shembull, pavarësisht humbjes 2-1, ai i çmendi sulmuesit kundërshtarë, pati tetë pritje, disa prej të cilave ishin vërtet mbresëlënëse.

E gjithë kjo tani është shpërblyer nga përzgjedhësi Van Gaal.

“Lajm i mirë, jam i kënaqur. A e prisja? Epo, pak, sepse kam mbrojtur mirë në të kaluarën dhe sigurisht që shpresoja për një telefonatë”, ka thënë ai pas ftesës.

Mediat holandeze publikuan informacionin se Pasveer është një nga vetëm katër futbollistët aktivë të kombëtares holandeze U-21, e cila ishte kampione evropiane në vitin 2006.

Në atë kampionat, Pasveer ishte rezervë e Kenneth Vermeer, tani portieri i Cincinnati. Dy lojtarët e mbetur aktivë janë Ismail Aissati dhe Haris Medunjanin.

Në atë kohë, Pasveer ishte në Tëente, por ai nuk ishte në gjendje të imponohej për një vend në formacionin fillestar, kështu që kaloi në kategorinë e dytë te Go Ahead Eagles, ku arriti të fitonte një transferim në divizionin e parë. Ai mbrojti për Heracles Almelo për katër vjet, dhe më pas PSV e solli në pozicionin e portierit rezervë.

Pas tre vitesh në PSV, ai u largua për të qenë portieri i parë te Vitesse. Ai e humbi vendin në sezonin e dytë në atë klub, nga ish-portieri i Dinamos, Eduardo.

Pasveer ishte tashmë 35 vjeç në atë kohë, dhe shumë ndoshta mendonin se ky ishte fundi i karrierës së tij.

Megjithatë, ai u kthye vitin e ardhshëm dhe mori menjëherë çmimin si lojtari më i mirë i Vitesses në sezonin 2019/2020.

Pas një tjetër sezoni fantastik, ai bëri transferimin e karrierës te Ajax, dhe tani ëndrra e tij është realizuar dhe është ftuar në kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori