LAJMI I FUNDIT:

Portieri nga Filipinet që po bën histori në Ligën Premier –Ka shitur shtëpinë dhe veturën për ta ndjekur ëndrrën e tij dhe sot qëndron krenar para të gjithëve

Portieri nga Filipinet që po bën histori në Ligën Premier –Ka shitur shtëpinë dhe veturën për ta ndjekur ëndrrën e tij dhe sot qëndron krenar para të gjithëve
READING, ENGLAND - DECEMBER 11: Neil Etheridge looks on during the Sky Bet Championship match between Reading and Cardiff City at Madejski Stadium on December 11, 2017 in Reading, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Sezoni i këtij vitit në Ligën Premier sheh lojtarët nga 66 shtete të ndryshme që luajnë, me portierin e Filipineve, Neil Etheridge që paraqitet te Cardiff City dhe është i pari nga ky vend.

Por arritja e tij në këtë nivel nuk ka qenë e lehtë, pasi në karrierën e tij, kas pasur shumë vështirësi, madje ishte i detyruar për ta shitur shtëpinë dhe makinën e tij.


“Liga Premier ka shumë nacionalitete dhe është fantastike për zgjerimin e futbollit në mbarë botën, mendoj se prania ime mund të ndihmojë ta bëjë këtë sport më popullor në Filipine, por ne jemi ende pas me basketbollin”, thotë Etheridge fillimisht.

Portieri 28-vjeçar, ka lindur në Enfield (Londër), ndërsa e ka nisur sezonin në mënyrën më tërheqëse.

Në ndeshje me Bournemouthin, ai u bë lojtari i parë nga Filipinet që luajti në Ligën Angleze edhe pse humbi (2 -0) ai ishte yll i asaj mbrëmje.

Neil Etheridge (Getty Images)

Karriera e tij nisi si i ri te Chelsea dhe pastaj te Fulham që u bashkua në vitin 2008.

Në verën e vitit 2014 atij i përfundoi kontrata me Fulhamin, klubin e tij të fëmijërisë, i cili nuk i dha një debutim në Premier dhe pa ekip, opsionet e Etheridge ishin të pakta, ose më mirë më thënë nuk kishte asnjë opsion.

“Kam kaluar pesë muaj pa skuadër dhe karriera ime ishte në rrezik, kam paguar për tu stërvitur me Charlton Athleticun”.

“Kam punuar shumë, më shumë se që mundem, kam shitur veturën dhe shtëpinë time, dhe isha aq afër të largohesha dhe të kthehesha në Filipine, por pastaj Oldham Athletic më ofroi një kontratë për portier zëvendësues dhe unë e pranova”.

Neil Etheridge te Walsall (Getty Images)

“Unë jam një djalë nga Londra, por shkova në Manchester për të qëndruar në shtëpinë e shokut dhe për të vazhduar me karrierën time”.

“Kam fjetur në kauç”.

Sidoqoftë, pas një ndeshjeje të vetme me Oldham, Charlton e mori në afatin e dimrit.

“Kjo përvojë e tëra më bëri më të fortë, tani është në të kaluarën, por kurrë nuk do të harroj”.

Neil Etheridge (Getty Images)

“Unë shkova nga Chelsea në Fulham, për t’u ulur në stol në Ligën Premier dhe kam debutuar në Ligën e Evropës”.

Pasi luajti me  Charltonin dhe Walsall, Cardiff nënshkroi me të.

Ardhja e tij ka qenë mbresëlënës: duke u shfaqur në 45 ndeshje të kampionatit dhe  duke pranuar vetëm 37 gola, duke e mbyllur në 19 ndeshje portën e pastër dhe duke e ndihmuar ekipin të ngjitet në Ligën Premier.

“Ka qenë një vit fantastik për mua. Ne jemi rikthyer në Ligën Premier dhe Filipinet janë kualifikuar për Kupën e Azisë për herë të parë në historinë e tyre”, shpjegon ai.

Neil Etheridge i Cardiff City duke pritur penallti (Getty Images)

“Unë jam filipinasi i parë dhe futbollisti i parë nga juglindja e Azisë që luaj në elitën e futbollit anglez. Ka qenë një rrugë e gjatë, por  jam krenar”, ka thënë Neil Etheridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori