LAJMI I FUNDIT:

Porsche planifikon të prodhojë një SUV të ri luksoz elektrik

Porsche planifikon të prodhojë një SUV të ri luksoz elektrik

Porsche ka konfirmuar zyrtarisht se synon të prodhojë një tjetër SUV, por që do të ketë një veturë elektrike.

Kreu i Porsche, Oliver Blume, tha se prodhimi i SUV-it të ardhshëm plotësisht elektrik do të kryhet në fabrikën në Leipzig, ku aktualisht po prodhohen modelet Macan dhe Panamera.


SUV-i i ri elektrik do të synojë “segmente më të larta” në mënyrë që kompania të ketë qasje në “mundësi të reja shitjeje”. Kjo tregon qartë se mund të presim një SUV të madh nga Porsche.

Kompania gjermane shpreson se makina e re elektrike do të forcojë më tej pozicionin e saj në tregun e SUV-ve. Vitin e kaluar, Porsche shiti 301,915 vetura, Macan është më i shituri me 88 mijë automjete, ndërsa Cayenne është në vendin e dytë me 83 mijë njësi të shitura.

Një total prej 40 për qind e të gjitha automjeteve Porsche të shitura vitin e kaluar ishin të elektrizuara.

Një Macan plotësisht elektrik vjen patjetër nga Porsche, si dhe një model elektrik 718. Porsche dëshiron që 80 për qind e makinave të shitura të jenë elektrike dhe afati përfundimtar është 2030.

“Porsche është një lojtar lider në tregun e SUV-ve sportive dhe në segmentin e makinave luksoze tërësisht elektrike”, tha CFO i Porsche, Lutz Meschke. /Telegrafi/