LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni mposht Pejën, Myles heroi i prizrenasve

Ponte Prizreni mposht Pejën, Myles heroi i prizrenasve

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës pas vazhdimeve 112:111 (27:21, 34:24, 23:34, 15:20, 12:11), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 1:1, ku hero ishte Divine Myles me tre pikë në sekondat e fundit.

Ndeshja ishte shumë interesante, me aksione të bukura dhe dramë deri në fund, ku fituesi u vendos vetëm në sirenën e fundit.


Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 27:21. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arritën epërsinë më të lartë, 53:33, kurse pjesa e parë përfundon 61:45.

Peja nuk dorëzohet dhe e nis fuqishëm periudhën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve në vetëm dy pikë, 79:77, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 84:79. 10 minutat e fundit ishin shumë dramatik dhe rezultati ishte i barabartë.

Vetëm 43 sekonda nga fundi Myles shënon për 99:97, por Brandon Wlaters nuk iu dridh dora dhe barazon shifrat, duke shkuar në vazhdime. Edhe në vazhdime ishte lojë shumë interesante.

Dardan Berisha shënon dy gjuajtje të lira për 109:111, kur kishin mbetur vetëm edhe katër sekonda. E, në aksionin e fundit, Myles shënon për tre pikë dhe Ponte Prizreni fiton e feston.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 33 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, Kwame Vaughn me 25 pikë e 9 kërcime, Landon Taliaferro me 28 pikë e 6 kërcime dhe Josh Martin me 15 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 43 pikë, Brandon Walters me 23 pikë e 11 kërcime, Aj Walton me 20 pikë, 10 kërcime e 13 asistime dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 11 kërcime.

Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Pejë, derisa skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori