LAJMI I FUNDIT:

Polonia sanksionin Gazpromin dhe disa oligarkë rusë e bjellorusë

Polonia sanksionin Gazpromin dhe disa oligarkë rusë e bjellorusë

Polonia ka vendosur 50 subjekte ruse në listën e parë të sanksioneve, duke përfshirë emrat e oligarkëve dhe bizneseve, si Gazprom.

Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski duke kërkuar që të rritet presioni ndaj Moskës pas agresionit të saj në Ukrainë.

Në listë gjendet miliarderi Mikhail Fridman, manjati i aluminit Oleg Deripaska themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë kibernetike Kaspersky, Eugene Kaspersky.

“Kjo është lista e parë e sanksioneve. Janë 50 emra, ka oligarkë dhe kompani që bëjnë biznes në Poloni. Ka gjasa, pothuajse e sigurt, që kjo listë të zgjerohet”, tha Kaminski.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në Poloni.

Polonia ka argumentuar vazhdimisht për vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë dhe ka thënë më parë se do të vendosë një embargo ndaj importeve të qymyrit deri në maj dhe do të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

GO+
Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Prishtina Real Estate EXPO
Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ekonomi
Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall
Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

Vitaland
Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit, deputetët ankohen për mungesë të kushteve për punë

Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit, deputetët ankohen për mungesë të kushteve për punë

Ekonomi
Kalo në kategori