LAJMI I FUNDIT:

Policia vazhdon operacionet në parandalimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm

Policia vazhdon operacionet në parandalimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, me datën 16 korrik 2019 ka ekzekutuar urdhër kontrolle në lokalin e të dyshuarit (A. S.) në qytetin e Vitisë, për shkak të dyshimit të bazuar se merret me ‘organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sipas njoftimit për media gjatë kontrollit tek lokali i të dyshuarit të lartshënuar janë gjetur dhe janë konfiskuar shtatë shtëpiza, gjashtë TV, një DVD kompjuterike, një telefon mobil ‘Samsung’, të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për rastin.


Në njoftim thuhet se i dyshuari i lartshënuar me rastin e kontrollit të lokalit të tij nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes si pronar, duke i ikur përgjegjësisë.

“Në rastin e dytë me datën 17 korrik 2019 Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin në fshatin Dobresh-Viti dhe i njëjti është shoqëruar në Polici, për procedura të mëtejme. I dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Po ashtu me datën 17 korrik 2019, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me Qendrën Rajonale Operative, si dhe Njësitë për Reagim të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale, pasi që dyshohej se në Prizren në një lokal pa emër janë duke u zhvilluar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera Policia e Kosovës thekson se pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku është përgjigjur edhe njësia për luftimin e krimeve kibernetike, në koordinim të plotë dhe me autorizim verbal të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore të Prizren është konfiskuar aparatura e hasur në lokalin në fjalë, dy (2) shtëpiza dhe tre (3) monitorë.

“Dy të dyshuar në këtë rast, një menaxher dhe një punëtor në këtë lokal, janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin sipas procedurës së rregullt është iniciuar rasti. Përderisa në Vushtrri me 17 korrik 2019 është raportuar se Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale, nëntë (9) aparate të lojërave ndërsa lokali i është mbyllur nga inspektorati kompetent. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, identifikimin e kryerësve të veprave të ndryshme penale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori