LAJMI I FUNDIT:

Policia rumune po përgatitet për evakuimin e ultrasve

Policia rumune po përgatitet për evakuimin e ultrasve

Policët krijuan një korridor sigurie përmes të cilit ultrasit që shkaktonin probleme në ndeshjen Rumani – Kosovë mund të evakuoheshin nga stadiumi.

Përpara Arenës Kombëtare, në bulevardin Bessarabiei, u përgatitën disa furgona të Policës, shkruan Gsp.ro.


Ndërkohë dhjetëra shikues nga tribunat e pjesës tjetër të stadiumit u larguan nga stadiumi duke mos përkrahur gjestin e ultrasve pas porte.

Ultrasit e njohur si “Të Bashkuar nën Trengjyrëshin” publikuan një parullë “Kosova është Serbi”, pas së cilës lojtarët dhe stafi i Kosovës kërkuan ndërprejen e takimit.

Nuk munguan as thirrjet në korë gjë që UEFA e konsideroi si sjellje diskriminuese nga tifozët.

Ultrasit dhe policët kanë bërë negociatat.  Një ultras, Andrei Preda, i njohur si “Gogoasa”, kreu i “Peluza Sud Craiova”, është në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/