LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shkup gjobit 144 shoferë, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Shkup gjobit 144 shoferë, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (02.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 gjoba, nga të cilat 47 kanë qenë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.