LAJMI I FUNDIT:

Policia izraelite qëllon për vdekje palestinezin 13-vjeç që ndezi fishekzjarrë – pamjet që pretendohet se shfaqin momentin e kobshëm

Policia izraelite qëllon për vdekje palestinezin 13-vjeç që ndezi fishekzjarrë – pamjet që pretendohet se shfaqin momentin e kobshëm

Një palestinez 13-vjeç që akuzohej se ka shtënë fishekzjarrë në drejtim të forcave izraelite, është qëlluar dhe vrarë nga policia izraelite në lindje të Jerusalemit gjatë të martës mbrëma, në natën e dytë të Ramazanit ku dhuna nuk ka të ndalur në këtë rajon.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa identifikoi adoleshentin si Rami Hamdan Al-Halhouli, banor i kampit të refugjatëve Shuafat në Jerusalem, i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe në spital u konstatua vdekja e tij, transmeton Telegrafi.


Sipas policisë izraelite, “dhuna” kishte shpërthyer në Shuafat gjatë të martës mbrëma, ku protestues të shumtë hodhën koktej molotovi dhe ndezën fishekzjarrë që i hodhën në “drejtim të forcave izraelite”.

Policia izraelite njoftoi se ka dërguar forca shtesë të policisë kufitare, pas përplasjeve të mëparshme dhe rritjes së tensioneve gjatë Ramazanit.

Gjatë të martës, policia njoftoi se një pjesëtar i policisë kufitare shtiu në drejtim të “dyshuarit që rrezikoi forcat mbrojtëse – duke shtënë me fishekzjarr në drejtim të tyre”.

Policia gjithashtu njoftoi se i dyshuari ishte kapur, arrestuar dhe më vonë ishte dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë më vonë ishte shpallur i vdekur.

Në videon e incidentit që po qarkullon më mediat sociale, adoleshenti shihet duke i vënë zjarrin një fishekzjarri që e mbante në dorë para se të qëllohej. Mbetet e paqartë se sa larg policisë po qëndronte adoleshenti.

E ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir përmes një kumtese shprehu mbështetjen për policinë kufitare që sipas tij rrezikojnë jetën për t’u përballur me probleme të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori