LAJMI I FUNDIT:

Policia e shtetit konfiskon 32 kg kanabis në Shkodër

Policia e shtetit konfiskon 32 kg kanabis në Shkodër

Punë e vazhdueshme policore dhe hetimore, po kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për të shkatërruar plotësisht produktet e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjenden në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.


32.7 kg kanabis dhe 10 274 bimë kanabisi (të asgjësuara më parë), në pronësi të këtij grupi kriminal.

Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori