LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës suspendon pjesëtarin e saj të nacionalitetit boshnjak, nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve në rrjete sociale

Policia e Kosovës suspendon pjesëtarin e saj të nacionalitetit boshnjak, nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve në rrjete sociale

Një polic i Kosovës i nacionalitetit boshnjak është suspenduar nga puna, për shkak të një postimi që kishte bërë në rrjetin social Facebook.

Ai kishte publikuar një fotografi, ku përmes përshkrimit ka nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve.

“Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

“Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori