LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me patrulla të përbashkëta, Qalaj bën inspektim në Vërmicë

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me patrulla të përbashkëta, Qalaj bën inspektim në Vërmicë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe Drejtori i Divizionit të Trafikut, Nënkolonel Jeton Rexhepi, kanë vizituar Pikën Kufitare në Vërmicë.


Sipas njoftimit për media drejtori Qalaj me stafin e tij kanë inspektuar njësitet policore të PK-së, të cilat sipas marrëveshjes së mirëkuptimit kryejnë patrullime të përbashkëta me zyrtarët policorë të shtetit të Shqipërisë.

“Gjatë kësaj vizite u realizua një takim i përbashkët edhe me zyrtarët policorë të autoriteteve të Shqipërisë, të cilët informuan menaxhmentin e lartë mbi punën, aktivitetet dhe angazhimet policore të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, duke veçuar edhe kontrollin e lehtësuar kufitar, për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe inspektimi i njësiteve policore, që sipas marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës kryejnë patrullime të përbashkëta në Shtetin Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit ky takim zyrtar në mes të dy palëve ka rezultuar mjaft pozitiv, dhe si synim ka ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit policorë në mes të dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori