LAJMI I FUNDIT:

Policia e Arabisë Saudite po tërhiqte zvarrë egjiptianin, ‘pasi ai kërcënoi se do të protestojë’

Policia e Arabisë Saudite po tërhiqte zvarrë egjiptianin, ‘pasi ai kërcënoi se do të protestojë’

Disa pamje tronditëse raportohet se tregojnë një burrë egjiptian që po tërhiqej zvarrë nëpër rrugë nga policia saudite pasi dyshohet se kishte kërcënuar të protestonte për mos lejimin e kthimit në shtëpi.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, skenat tmerruese u raportuan pasi burri, i cili nuk është emëruar në raporte, kërcënoi të demonstrojë para ambasadës egjiptiane në kryeqytetin saudit Riyadh.

Siç bëhet e ditur, ai kishte bërë javë të tëra përpjekjesh të dështuara për t’u kthyer në vendin e tij të lindjes.

Në pamje, burri mund të shihet duke qarë ndërsa ai është tërhequr zvarrë përgjatë një rruge nga këmbët e tij nga forcat saudite të sigurisë gjatë arrestimit të tij të raportuar.

Burri mund të dëgjohet duke bërtitur: “Betohem për Zotin, nuk e kam menduar”.

Ndërkohë media lokalet raportojnë se burri kishte postuar më parë video në mediat sociale duke kërcënuar të përsëriste demonstrata nga egjiptianët jashtë ambasadës së tyre në Kuvajt më herët në maj duke kërkuar riatdhesim.

Raportet tregojnë se policia e Kuvajtit shpërndau atë që ata e quajtën një rebelim të egjiptianëve të bllokuar, me media lokale që deklarojnë se gazi lotsjellës ishte përdorur në dukje nga autoritetet.

Arabia Saudite mbështetet në një numër të madh të punëtorëve të huaj për të ruajtur ekonominë e saj dhe shumë prej këtyre punëtorëve tani raportohet se janë bllokuar në vend për shkak të kufizimeve të udhëtimit në të gjithë botën të sjella gjatë pandemisë COVID-19.

Raportet tregojnë se virusi po prek kampe të punës në shtetet e Gjirit dhe shumë punëtorë po humbasin punën e tyre në rënien e tyre ekonomike.

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Arabia Saudite ka 39.048 raste të COVID-19 me 246 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori