LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Dogana në aksion kundër kontrabandës me mallra

Policia dhe Dogana në aksion kundër kontrabandës me mallra

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar sot ka asistuar Doganat e Kosovës në një operacion kontrolli, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.

Sipas një njoftimi, operacioni policor i filluar në rajonin e Mitrovicës është zgjeruar edhe në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, gjegjësisht në shtatë lokacione të ndryshme.


Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër shtëpi banimi si dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar si dhe tri subjekte afariste. Në këtë operacion policor nuk është arrestuar asnjë person.

Bëhet e ditur se operacioni është udhëhequr dhe realizuar nga Doganat e Kosovës, e asistuar nga DHKO-ja, ATK-ja dhe mbështetje kanë ofruar edhe njësitë policore: Njësia Speciale Operative (NJSO-ja) dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të DRP Mitrovicë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: një telefon celular, tri sim-kartela dhe disa dokumentacione të ndryshme që mund të shërbejë në procedura të mëtejme. Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe mall i padeklaruar. Me procedura të mëtejme do të merren inspektorët nga ATK-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori