LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52, transmeton Telegrafi.


“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka  njoftuar Policia.

Dërgohen autoblinda në Jarinjë, Elshani: Kemi informacion se dikush do të vijë nga Serbia
Lexo po ashtu Dërgohen autoblinda në Jarinjë, Elshani: Kemi informacion se dikush do të vijë nga Serbia

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se dërgimi i automjeteve të blinduara është bërë për çështje të sigurisë. /Telegrafi/