LAJMI I FUNDIT:

Dërgohen autoblinda në Jarinjë, Elshani: Kemi informacion se dikush do të vijë nga Serbia

Dërgohen autoblinda në Jarinjë, Elshani: Kemi informacion se dikush do të vijë nga Serbia
Foto: Arkiv

Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.


Siç tha Elshani, autoblindat janë dërguar atje për çështje sigurie.

“Kemi informacion se dikush ka me ardhë nga Serbia dhe për çështje të sigurisë i kemi dërguar policët tanë atje”, ka thënë shkurt Elshani. /Telegrafi/