LAJMI I FUNDIT:

Polestar dhe StoreDot po sjellin baterinë që ofron 160 kilometra rreze tek makinat për pesë minuta karikim

Polestar dhe StoreDot po sjellin baterinë që ofron 160 kilometra rreze tek makinat për pesë minuta karikim

Polestar dhe StoreDot po bashkojnë forcat për të demonstruar prototipin e baterisë së automjeteve elektrike me karikim më të shpejtë, për të cilin kompania e baterive ka punuar për disa vite.

Prototipi i baterisë i StoreDot, “100in5” do të demonstrohet në një automjet prototip Polestar 5 diku vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.


Bateria është në gjendje t’u sigurojë makinave një rreze prej 160 kilometrave në vetëm pesë minuta karikim me qelizën e saj të karikimit ekstrem të shpejtë, ose XFC.

Të dy kompanitë e bënë njoftimin në eventin “Polestar Day” në Los Angeles. Së bashku me konfirmimin e bashkëpunimit, StoreDot demonstroi aftësitë e karikimit të qelizës XFC “100in5” së bashku me një prototip të një moduli të baterisë Polestar. /Telegrafi/