0Shares

Vendimi i Jose Mourinhos që ja largoi titullin e zëvëndës kapitenit Paul Pogbas sugjeron se ka shumë telashe brenda klubit nga Old Trafford.

Starti i keq i Manchester Unitedit këtë sezon vazhdoi pas një eliminimi të hershëm nga Carabao Cup pas ekzekutimit të penaltive ndaj Derby Countyt në Old Trafford.

Paul Pogba e shikoi ndeshjen nga tribunat, por e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi menaxheri Jose Mourinho konfirmoi raprotimet që dolën të martën se francezit i është larguar titulli i zëvëndës kapitenit.

Mourinho këmbënguli se nuk ka pasur problem mes dyshes, por se lëvizja e fundit e tij është parë më shumë si ri konfirmim i autoritetit.

Siç duket, kjo situatë do të prodhojë diçka të re – por pyetja kryesore është në kë duhet të investojë hierarkia e Old Trafford për shpresat e të ardhmes? Të investohet në transferimin që është fitues i Kupës së Botës apo fituesi serial i trofeve, kush mund t’i kthejë kohërat e arta të Fergusonit?

Telegrafi sjell arsyet pse duhet të qëndrojnë qoftë Pogba, qoftë Mourinho, në një bashkëjetesë që shihet e pamundur në Old Trafford.

PAUL POGBA

Në mesin e thashethemeve të shumta që vërtiten rreth Pogbas dhe Mourinhos, kishte raportime që e lidhin 25 vjeçarin me një kalim te Barcelona, një gjë që francezi do ta bënte me marrëdhëniet me Mourinhon që po përkeqësoheshin dita ditës.

Kjo nuk ka rezultuar mirë për Pogban, sidomos në një klub si United ku besimi në autoritetin e njeriut në stol mbetet i fortë përkundër gabimeve në epokën post-Ferguson.

Por, shtrojani vetes një pyetje – cili lojtar tjetër në këtë skuadër të pa balancuar, funksionale dhe jo inspiruese do të lidhej me ndonjë klub tjetër të madh evropian? Asnjë prej tyre. Pogba mbetet performuesi më suprem i cili mund të ngrisë bashkëlojtarët.

Pogba luajti me shumë maturi kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke shënuar golin e tretë vital në fitoren prej 4-2 ndaj Kroacisë.

Përkundër kësaj, Mournho vendosi që ta shënjestrojë në parasezonë një njeri i cili ka treguar kualitete të lidershipit për Les Bleus. Kështu, ai nuk duhet që të befasohet se një futbollist krenar dhe me shumë besim i është kundërpërgjigjur në intervistat e tij.

Me marrjen e titullit të zëvëndëskapitenit nga njeriu i cili ka shënuar katër gola dhe dy asistime që prej se e mori shiritin te Unitedi, mOurinho nuk duket si figurë autoritative, por si një njeri i cili po reagon ndaj ngjarjeve të cilat si një spirale po i dalin nga kontrolli. Kjo, fatkeqësisht, është pamja e karrierës së tij që prej largimit të tij plot inkriminim nga Real Madridi në vitin 2013.

Pesha e hisotrisë po luan për të dy protagonistët e kësaj sage – Mourinho, një forcë dominuese që fiton tituj nga epoka e tij e artë dhe Pogba, një i ri i cili erdhi u kthye te Unitedi nga Juventusi. Por, nëse i qasemi talentit të këtyre dy personaliteteve të futbollit, atëherë kuptohet se vetëm njëri duhet të qëndrojë te Unitedi. Dhe, ai nuk është Mourinho.

JOSE MOURINHO

Rasti i qëndrimit të Mourinhos në Old Trafford është më e drejtpërdrejt: Ai është më i vogli nga dy problemet.

Kur Pogba ju ribashkua Unitedit në vitin 2016, ai pohoi se “ky klub ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”. Sidoqoftë, ai ka bërë pak për ta dëshmuar këtë brenda apo jashtë fushe në dy vitet e tij.

Atë kohë lojtari më i shtrenjtë në botë, Pogba u nënshkrua si ikonë, një njeri i cili duhet të udhëheqë ringritjen dëshpëruese të Unitedit pas viteve të dështuara me Moyesin dhe Van Gaalin.

Me këtë çmim dhe status vijnë edhe përgjegjësi të caktuara – një lloj i përgjegjësisë që Pogba e ka terguar me Francën në zhveshtoren e Les Bleus që pati ecuri të shkëlqyer drejt suksesit në Kupën e Botës.

Me Francën ai i gëzohet të qenurit pjesë e kolektivit. Te Unitedi, ai zgjedh që të jetë një individ me tendenca makiaveliane. Mos u mashtroni nga fakti se Pogba kinse nuk është në dijeni për stuhitë që krijon sa herë që ai vë në pikëpyetje Moruinhon në ndonjë prej intervistave të tij. A do t’ia bënet të njejtën Deschampsit? Absolutisht jo.

Dhe, kjo na sjell te baza e problemit: Mungesën fundamentale të respektit të Pogbas për Mourinhon, i cili, duajeni ose jo, ka një rekord menaxherial të pakrahasueshëm në fubollin modern.

Ka pak shembuj të fuqisë së një lojtari që u ka shërbyer klubeve në suaza afatgjate. Edhe në këtë rast nuk ka arsye të jetë ndryshe. Nëse Pogba e fiton këtë luftë të fuqisë dhe e detyron Mourinhon të largohet, çka nëse lojtarët tjerë nuk e duan trajnerin e ri? Precedenti që mund të vihet, ata e dinë se çka duhet të bëjnë dhe cikli vazhdon.

Të devotshmit afër Pogbas thonë se ekipi do të jetë më i dobët pa të. Vërtet? Që prej rikthimit të tij United ka zhvilluar 33 ndeshje pa ish yllin e Juventusit. Në këto ndeshje, ata kanë përqindje të fitores prej 67 për qind. Në 95 për qind të ndeshjeve me të, United ka 59 për qind fitore.

Një ndikim negativ në fushë dhe i vazhdueshëm jashtë saj. Është koha që United të thotë fjalën e fundit për të. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)