LAJMI I FUNDIT:

Pogba takohet me Zidanen në Dubai, publikohen fotot e takimit

Pogba takohet me Zidanen në Dubai, publikohen fotot e takimit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është takuar me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në Dubai.

Francezi, 26 vjeç, është duke rehabilituar nën diellin dhe nxehtin e Dubait pas një lëndimi të pësuar në kyçin e këmbës së tij të djathtë, në ndeshjen kundër Arsenalit muajin e kaluar.


Megjithatë, ky udhëtim rehabilitimi në Dubai ka shërbyer edhe për një takim mes Pogbas dhe trajnerit të Realit, Zidane.

Legjenda e Unitedit, Ince: Pogba po kërkon të largohet në janar
Lexo po ashtu Legjenda e Unitedit, Ince: Pogba po kërkon të largohet në janar

Zidane ishte në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në konferencën “Dubai AI në Sport” në fillim të kësaj jave.

Mediumi britanik Daily Star ka publikuar disa fotografi, ku shihet Pogba teka shkëmben  fjalë me trajnerin e Realit, i cili disa herë ka dashur ta sjellë yllin e United në Madrid.

Dyshja franceze thuhet tutje se “ndau një bisedë 10-minutëshe” në njërin nga plazhet në Dubai.

Pogba ishte një objektiv transferimi për gjigantët e La Ligës gjatë verës, pasi zbuloi se po kërkonte një “sfidë të re”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori