256:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Paul Pogba of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) 12:"Getty Images
Paul Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester United.
Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, ka bërë që mesfushori francez ta kërkojë largimin nga skuadra angleze.
Paul Pogba është i vendosur që të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar veror, raporton ESPN.
Skuadra angleze nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj francezi do të takohet me menaxhmentin e ‘Djajve të Kuq’ për ta dorëzuar kërkesën për largim.
Real Madrid është favorit për ta transferuar Pogban, ndërsa në garë është edhe Juventus. /Telegrafi/