Burime nga shoqëria e Paul Pogbas thonë se kampioni i botës do t’i japë prioritet Real Madridit gjatë afatit kalimtar veror.

Spekulimet janë të vazhdueshme për të ardhmen e mesfushorit francez, i cili pos Los Blancos ka ofertë edhe nga ish-klubi Juventus, si edhe nga klubi aktual, Manchester United, që i ofron rinovimin e kontratës.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, është një admirues i Pogbas dhe e dëshiron atë në skuadër në sezonin e ardhshëm. Dhe siç po qëndrojnë gjërat aktualisht, ai do t’i japë prioritet këtij transferimi – bën të ditur gazeta spanjolle, AS.

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Pogba ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2021, prandaj Djajtë e Kuq po përpiqen t’ia rinovojnë kontratën, në mënyrë që të mos largohet apo të mos mbetet transfer i lirë.

Juventusi sakrifikon tre yje të skuadrës për të nënshkruar me Pogban Juventusi sakrifikon tre yje të skuadrës për të nënshkruar me Pogban

Nga ana tjetër, rënia globale në tregun e transferimeve do t’i shërbejë Realit, pasi që si pasojë e pandemisë Covid-19 pritet të ulen çmimet e lojtarëve. /Telegrafi/