LAJMI I FUNDIT:

Pogba dëshiron të luajë me Ronaldon te Real Madridi

Pogba dëshiron të luajë me Ronaldon te Real Madridi
(Getty Images)

Mesfushori francez, Paul Pogba, ka shprehur dëshirë të transferohet te Real Madridi në La Liga dhe të luaj së bashku me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Pogba nuk po kalon ditët e tij më të mira te Djajtë e Kuq pas rikthimit të tij verën e 2016, ku u transferua nga Juventusi për një shifër rekord botëror atë kohë.


Marrëdhënia e vështirë me trajnerin Jose Mourinho thuhet se e ka shtyrë francezin të mendojë seriozisht largimin.

Man Unitedi tregon çmimin që kërkon për Pogban
Lexo po ashtu Man Unitedi tregon çmimin që kërkon për Pogban

Më herët gjatë ditës u raportua se edhe Unitedi është pajtuar me largimin e Pogbas dhe çmimi që kërkon për të është 160 milionë euro.

Ronaldo dhe Pogba gjatë një aksioni në Euro 2016 (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, ylli i Unitedit, Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, Pogba, thuhet se ka thënë se dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon, edhe pse Madridi nuk i ka vënë ende mendjen lojtarit.

Man Utd përfshinë Pogban në ofertën për Bale
Lexo po ashtu Man Utd përfshinë Pogban në ofertën për Bale

Te Barcelona thuhet se nuk ka gjasa të transferohet, me katalunasit që kanë mbyllur derën e një marrëveshjeje pasi Lionel Messi nuk është i etur të luaj me Pogban.

Transferimi i francezit në Santiago Bernabeu shumë lehtë mund të ndodh gjatë verës, pasi agjenti i tij, Mino Raiola, njihet për marrëveshjet e ‘çmendura’, teksa mund të bëhet edhe ndonjë shkëmbim me Gareth Bale. /Telegrafi/