LAJMI I FUNDIT:

Pochettino përditëson gjendjen shëndetësore të Nkunkut

Pochettino përditëson gjendjen shëndetësore të Nkunkut

Mauricio Pochettino pret që Christopher Nkunku dhe Romeo Lavia të jenë në dispozicion të Chelseat në një të ardhme të afërt.

Përkundër raporteve pozitive pas përfundimit të pushimit me kombëtare, Nkunku dhe Lavia ende nuk janë në gjendje të bëjnë debutimin e tyre me “Blutë e Londrës” pasi iu bashkuan nga Leipzig dhe Southampton respektivisht.


Nkunku pësoi një lëndim në një miqësore gjatë parasezonit, ndërsa Lavia ishte duke u ankuar për një lëndim që kur u transferua në “Stamford Bridge”.

Pochettino ka thënë se Nkunku nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e nesërme (e mërkurë) ndaj Manchester United.

“Shpresoj që së shpejti. Ai nuk do të jetë i përfshirë nesër. Duhet ta vlerësojmë situatën ditë pas dite. Ndonjëherë ne kërkojmë që lojtari të jetë i gatshëm sa më shpejtë që të jetë e mundur, por mendoj që duhet të tregohemi të kujdesshëm”, ka thënë Pochettino.

Kur u pyet për mundësitë e Lavias për t’u përfshirë në ekipin që do të udhëtojë për në Mançester, Pochettino tha: “Romeo po bën mirë gjithashtu, por njësoj si Christopher, ai nuk do të jetë në dispozicion”.

Chelsea janë duke pritur me padurim momentin kur të dy lojtarët do të luajnë minutat e tyre të parë në Londrën perëndimore për shkak se kanë shpenzuar shumë para në transferimin e tyre.

Lavia u transferua për një shumë rreth 53 milionë euro pasi refuzoi ofertën e Liverpoolit, ndërsa edhe Nkunku u ble për çmimin e njëjtë nga Leipzigu.

Pra, dyshja do të humbasin duelin ndaj Unitedit, por është ende e paqartë nëse do të jenë në gjendje që të luajnë në vikend ndaj Evertonit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori