LAJMI I FUNDIT:

Pochettino pas eliminimit: Ishim superiorë ndaj Real Madridit, goli i parë duhej anuluar

Pochettino pas eliminimit: Ishim superiorë ndaj Real Madridit, goli i parë duhej anuluar

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, mbeti i neveritur me performancën e gjyqtarit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri argjentinas mbikëqyri një tjetër kolaps të PSG-së në garën kryesore evropiane duke u eliminuar pas humbjes 3-1 nga Real Madridi.


Megjithatë, Pochettino nuk mund të besonte se goli hapës i Los Blancos, i cili nisi rikthimin me tre gola, u lejua të qëndronte si i rregullt.

Karim Benzema vuri nën presion portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe italiani më pas e dhuroi topin. Pochettino dhe bankina e PSG-së mendonin se Benzema përdori forcë të padrejtë dhe se VAR-i duhet të kishte anuluar golin.

Karim Benzema bën mrekullinë për Real Madridin, francezi shënon het-trik dhe dërgon mbretërit në çerekfinale
Lexo po ashtu Karim Benzema bën mrekullinë për Real Madridin, francezi shënon het-trik dhe dërgon mbretërit në çerekfinale

“Është një faull nga Benzema ndaj Donnarumma që nuk u akordua. Në atë moment ne u tronditëm tepër dhe kjo ndjenjë e padrejtësisë ndikoi keq”, ka thënë fillimisht Pochettinos pas ndeshjes.

“Ato pesëmbëdhjetë minuta nuk dinim të menaxhonim emocionet sepse ishim ekipi më i mirë”.

“Nuk mund ta shpjegoj. Mendoj se ishim superiorë, por nuk ia dolëm ta menaxhonim ndeshjen”.

Ancelotti flet pas fitores së madhe ndaj PSG-së: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar
Lexo po ashtu Ancelotti flet pas fitores së madhe ndaj PSG-së: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar

I pyetur për të ardhmen e tij, e cila tashmë ishte e mbuluar me dyshime, Pochettino mbeti diplomatik.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë në këtë pikë. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Ne konkurruam për të fituar dhe tani duhet të rikuperohemi nga një goditje kaq e fortë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori