LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet pas fitores së madhe ndaj PSG-së: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar

Ancelotti flet pas fitores së madhe ndaj PSG-së: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar

Carlo Ancelotti  me një buzëqeshje në fytyrë u paraqit pas ndeshjes që Real Madridi e fitoi ndaj PSG-së me rezultat 3-1.

Mbretërit kishin pësuar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 pas një goli të Kylian Mbappe, i cili shënoi edhe në ndeshjen e dytë për t’ia bërë të vështirë Real Madridit.


Por tre golat e Karim Benzemas ia kthyen buzëqeshjen Realit, që tashmë kalon në çerekfinale.

Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen dhe fitoren, duke thënë se presioni i tifozëve e bërë të vetën, duke i bërë të krijonë më shumë.

“Kemi fituar pas një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar, edhe më shumë pas golit të Mbappe. Jemi përpjekur të ushtrojmë presionin që kemi bërë në stërvitje. Tifozët kanë filluar të bëjnë presion dhe ne kemi filluar të krijojmë gjithnjë e më shumë. Jemi shumë të lumtur”.

“Ne e nisëm mirë me energji, më pas filluan të na vështirësojnë punën duke bërë presion. Vuajtëm por ishte normale. Rrezikuam pak, qëndruam një për një me Mbappen dhe kjo e bën jetën të vështirë”.

“Goli ka ndryshuar atmosferën, stadiumin… Gjysma e fundit e ndeshjes ka qenë spektakolare”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ndryshimet që bëri në përbërje, duke e larguar Toni Kroosin dhe duke futur lojtarë si Rodrygo dhe Camavinga, bën që ndeshja të ndryshojë, dhe Ancelotti shtoi se dyshja ishin më të freskët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori