LAJMI I FUNDIT:

Pochettino konfirmon se Boehly e ka urdhëruar që të mos e ftojë yllin e Chelseat, as nuk i ka folur që nga emërimi i tij

Pochettino konfirmon se Boehly e ka urdhëruar që të mos e ftojë yllin e Chelseat, as nuk i ka folur që nga emërimi i tij

Mauricio Pochettino ka thënë se ai është nën urdhër nga bordi drejtuest që të mos përzgjedhë një yll të Chelseat, duke pranuar se as nuk ka folur me lojtarin që kur mori drejtimin.

Chelsea ka shpenzuar para për të transferuar talentë të rinj, pasi së fundmi ka mposhtur Liverpoolin në garën për Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.


Lojtarët janë larguar gjithashtu nga Stamford Bridge, si Kai Havertz, Mason Mount dhe Mateo Kovacic, duke nënshkruar për Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.

Por, klubi nuk ka qenë në gjendje të heqë të gjithë lojtarët që konsiderohen të tepërt ndaj kërkesave ndërsa fundit i afatit kalimtar të transferimit afrohet.

Chelsea do të lejojë Lukakun të huazohet, zbulohen klubet e interesuara
Lexo po ashtu Chelsea do të lejojë Lukakun të huazohet, zbulohen klubet e interesuara

Romelu Lukaku mbetet në librat financiar të klubit edhe pse pronari Todd Boehly kërkon të largojë sulmuesin, i cili kushtoi 115 milionë euro në verën e vitit 2021.

Kështu, Pochettino ka zbuluar se ka urdhër që të mos zgjedhë sulmuesin belg dhe as nuk ka folur me të që kur erdhi te Chelsea.

30-vjeçari ka hezituar të transferohet në Arabinë Saudite, me Juventusin që nuk ofron para pa shitur lojtar dhe me Interin që ka heq dorë përfundimisht nga ai.

“Situata me lojtarin që po kërkoni, është një situatë që ishte vërtet e qartë para se të mbërrinim këtu. Kishte një dëshirë midis klubit dhe lojtarit që të përpiqeshin të gjenin një zgjidhje”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Për momentin jemi të qetë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nëse diçka ndryshon do t’ju informojmë. Nëse dëshira e lojtarit dhe klubit është të gjejmë një zgjidhje, nuk jam unë, janë ata”.

“Në atë rast, lojtari dhe klubi do të takohen dhe do të më informojnë se gjërat kanë ndryshuar. Unë nuk do të lëviz derisa klubi ose lojtari të dëshirojë të flasë me mua. Unë jam këtu, e pranoj situatën që ishte këtu kur mbërrita”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori