LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: E kam ëndërr ta drejtoj Realin, Argjentinën apo rikthimin te Espanyoli

Pochettino: E kam ëndërr ta drejtoj Realin, Argjentinën apo rikthimin te Espanyoli

Mauricio Pochettino ka përmendur tri skuadrat që dëshiron t’i drejtojë kur të ndodhë largimi nga Tottenham Hotspuri në një të ardhme të afërt.

Trajneri argjentinas ka dhënë një intervistë për Catalunya Radio, duke thënë se ëndërron ta marrë drejtimin e Real Madridit, përfaqësueses së Argjentinës apo edhe të rikthehet te Espanyoli.

47-vjeçari ka disa sezone që lidhet me një kalim te Los Blancos, mirëpo ka bërë të ditur se ai do ta respektojë kontratën me Spurs.

Mauricio Pochettino (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Unë i kam dhënë fjalën Tottenhamit se do ta rinovoj kontratën. Natyrisht, është një ëndërr të drejtoj klube si Real Madridi, të shkoj te kombëtarja e Argjentinës apo të rikthehem te Espanyoli një ditë”, ka thënë argjentinasi.

Të gjitha lajmet nga Mauricio Pochettino
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauricio Pochettino

“Por, aktualisht nuk e kam konsideruar largimin nga Tottenhami, jam i lumtur aty dhe dua të punoj për sukseset e skuadrës”, ka shtuar më tej ai.

Pochettino në sezonin që lamë pas e kualifikoi skuadrën angleze në finale të Ligës së Kampionëve, pasi i eliminoi skuadrat si Borussia Dortmund, Manchester City dhe Ajax, por në finale ishin të pafat ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori