Plisat përshëndesin mediat serbe: Shijojeni provokimin!

Kur para një muaji u bë i ditur lajmi se Sigal Prishtina do të luante ndeshje miqësore me Cibonën, mediat serbe reaguan me një propagandë tipike të tyre duke e cilësuar këtë gjë si një provokim për ta, dhe si një gjë të parealizueshme. Mirëpo, Cibona dje erdhi në Kosovë dhe momentalisht është duke luajtur kundër Sigal Prishtinës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Plisat me kreativitetin e tyre nuk harruan t’i përshëndesin mediat serbe me një mesazh ironizues, duke ju drejtuar atyre me fjalët: “Shijojeni provokimin”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































