LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: BE tu jep mundësi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Plenkoviq: BE tu jep mundësi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Argumenti im është: “për t’u dhënë atyre një mundësi dhe të fillojnë, sepse me shkallën e sotme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit” tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një intervistë për “Eurinews” në greqisht, duke komentuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë.

“Ambicia jonë është të bisedojmë me ata që nuk janë ende të bindur dhe t’u them atyre se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen evropiane të fqinjëve tonë, të fillojnë bisedimet e pranimit. Argumenti im është t’u japim mundësi dhe të fillojnë, sepse me shkallën e sotme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, thotë Plenkoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri kroat, duke folur për samitin e fundit të BE-së ku nuk u caktua asnjë datë për negociatat e pranimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, tha se të dyja vendet kishin bërë shumë për sa i përket kritereve të nevojshme dhe “për këtë arsye Komisioni Evropian, si në rastin e Kroacisë me zonën shengen tha që tani ishte koha e duhur për të hapur negociatat e pranimit”.

Paralelisht, ai u përpoq të shpjegojë arsyet e mosdhënies së datës.

“Unë mendoj se ka shumë arsye. Midis tyre është analiza nga disa shtete anëtare në raportin e vlerësimit, gjegjësisht pyetja nëse ato ishin të përgatitur sa duhet, a ishin të saktë apo jo. Dhe tjetri ishte një diskutim më i përgjithshëm për procesin e zgjerimit dhe një diskutim se si Bashkimi Evropian funksionon më mirë, siç është sot, BE-28”, tha kryeministri kroat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori