LAJMI I FUNDIT:

“Platformat” në Matkë, Sugarevski premton zgjidhje

“Platformat” në Matkë, Sugarevski premton zgjidhje

Nëse Komuna Saraj nuk e zgjidh problemin me platformën në Matkë, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit do ti marrë përsipër të gjitha kompetencat.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, është i vendosur për këtë çështje dhe thotë se nuk do të lejojë që institucionet të shpallen jo-kompetente.


Ndërtimet në Matkë, kompetencat e Komunës së Sarajit në pikëpyetje
Lexo po ashtu Ndërtimet në Matkë, kompetencat e Komunës së Sarajit në pikëpyetje

Më parë, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, tha se bashkia nuk ka autoritet të prishë ndërtesat ilegale në Matkë, dhe tashmë nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit dhe Urbanistikës, së bashku me Këshillin e Inspektimit, arritën në përfundimin se janë jo-kompetent për shkak se janë ndërtime me karakter lokal, d.m.th bëhet fjalë për platforma dhe objekte montuese. Si jokompetent shteti, nuk ka ndërmend t’ia heq autoritetin Komunës së Sarajit, sepse nuk vepron, ose nuk i rrënon objektet ilegale./Alsat/

Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit do të konfirmojë gjendjen e ndërtimeve pa leje në Matkë
Lexo po ashtu Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit do të konfirmojë gjendjen e ndërtimeve pa leje në Matkë